Pa harruar se ka edhe ngjarje të hershme si ajo që ndodhi në Negovan të territorit shqiptar para copëtimit të territoreve nga Konferenca e ambasadorëve të Londrës më 1913 dhe që ishte prologu që iu referua ambasadorëve në Angli. Fati i shqiptarëve të kriminalizuar nga fryma e urrejtjes nacionale nga një prift grek apo serb ka qenë modeli i sjelljes së fqinjëve të shqiptarëve. Lind pyetja: Pse kjo ndjesi e ortodoksisë ndaj shqiptarëve sido që të ishin myslimanë apo të krishterë sidomos ? Kështu ndodhi edhe në masakrat në Panarit, kështu ndodhi edhe në Korçë sidomos dhe në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Më keq akoma që shtetit grek nuk ka kërkuar një herë të falur ndaj gjithë kësaj vazhdimësie shekullore të krimeve të priftërinjve grekë ndaj shqiptarëve.