None
SO
“Irani mund të godasë…”/ Reuters: Pentagoni në gatishmëri! Ja pse ushtria amerikane po “mbledh” telefonat e ushtarëve
[]
Balkanweb.com – News24
SHBA paralajmëron trupat në Lindjen e Mesme: Telefonat dhe videot mund të ndihmojnë Iranin të godasë bazat ushtarakeKomandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), Admirali Brad Cooper, ka paralajmëruar trupat amerikane në Lindjen e Mesme se videot dhe fotografitë e shpërndara nga telefonat celularë mund të ndihmojnë Iranin të identifikojë dhe të shënjestrojë bazat ushtarake amerikane.
Në një letër drejtuar personelit ushtarak, Cooper thekson se informacioni i publikuar në rrjetet sociale dhe raportimet në kohë reale mund t’i japin Teheranit të dhëna të vlefshme për efektet e sulmeve të tij.
“Kostoja e menjëhershme e këtij informacioni mund të matet me jetën e ushtarëve amerikanë dhe civilëve në rajon”, shkruan ai, duke u bërë thirrje trupave të rrisin masat për ruajtjen e sigurisë operacionale.
Sipas burimeve të Reuters, ushtria amerikane po shqyrton mundësinë që disa ushtarëve, veçanërisht atyre të dislokuar në Jordani, t’u konfiskohen përkohësisht telefonat celularë për të shmangur rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm.
Adm. Brad Cooper, head of U.S. Central Command (CENTCOM), told service members that… pic.twitter.com/ATcIBDgaLF— Clash Report (@clashreport) July 29, 2026