A duhet të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo”? Faktet që ne do të vëmë në dukje, do të vijnë si plotësuese të atyre që ngremë në artikujt tanë. Veç këtyre ne, duke u bazuar në të dhënat e Tanjugut, ndihmojmë që revizionistët e Beogradit të demaskojnë veten. SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, një gjë fare të vogël jepte Rojteri, ai nuk prekte thelbin e çështjes. Në këtë artikull të fillojmë të shpjegojmë teorikisht ç’do të thotë “irredentizëm”, ç’do të thotë “nacionalizëm” dhe ç’do të thotë “shovinizëm”.