None
SO
“Shqipëria kërkon revolucion”/ 61 ditë revoltë, qytetarët mblidhen sot sërish në protestë: Rama jep dorëheqjen!
[]
Balkanweb.com – News24
Protesta kundër qeverisë hyn sot n ditën e saj të 61-të, teksa edhe këtë pasdite qytetarët u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas u stacionuan para godinës së Kryeministrisë për të vijuar mobilizimin e përditshëm.
Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes.
Edhe në tubimin e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
Ata e cilësuan dy muajt e protestës si një dëshmi të qëndresës qytetare dhe ritheksuan se mobilizimi do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të shpallura.
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.