Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se kompania ka ruajtur kursin e saj pavarësisht kushteve të vështira të tregut dhe se në gjysmën e dytë të vitit do të fokusohet në prezantimin e modeleve të reja. Ndërkohë, Porsche bëri të ditur se deri në fund të vitit 2035 do të shkurtojë edhe 5 mijë vende pune në Gjermani, në kuadër të një plani ristrukturimi prej 2.1 miliardë eurosh që synon rikthimin e përfitueshmërisë së kompanisë. Megjithatë, kompania ka garantuar se deri në fund të vitit 2035 nuk do të ketë largime të detyrueshme nga puna. Reduktimi i stafit do të realizohet përmes pensionimit, pensionimit të parakohshëm, largimeve vullnetare dhe zvogëlimit natyror të numrit të punonjësve. Në kuadër të programit të kursimit, punonjësit, siç thonë në këtë firmë, do të përballen edhe me shtyrje të rritjeve të pagave, ulje të bonusit të fundvitit dhe kufizim të punës nga shtëpia.