None
SQ
Fetai: Qeveria e RMV-së më ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel
[]
Maqedonia - Bota Sot
Ish-zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka konfirmuar sot se qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel.
Ai përmes njoftimin thotë se detyra e re ka përgjegjësi të madhe, pasi vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, ndaj me punë dhe përkushtim do të mundësohet që vendi të ketë të ardhme evropiane.
Njoftimi i plotë:Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të venditNë seancën e mbajtur dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më emëroi të Dërguar Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.Ky është një nder i madh, por pa dyshim një përgjegjësi edhe më e madhe.
Me vendosmëri, me partneritet dhe me besim të plotë në të ardhmen tonë evropiane.
Kujtojmë se Kuvendi miratoi dorëheqjen e Fetait në muajin qershor, teksa prej atëherë përflitej se i njejti mund të angazhohet në Bruksel.