Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se çmimet e derivateve në Kosovë mund të shënojnë rënie në ditët në vijim, por jo në mënyrë të ndjeshme. Në një intervistë për Ekonomia Onlinen, Kusari-Lila ka deklaruar se importi i naftës ka shënuar një rënie të vogël dhe se, nëse ky trend vazhdon, mund të ketë ulje të çmimeve. Do të thotë kur ka rritje të menjëhershme të çmimit mbron konsumatorin, kur ka rënie prapë ajo reflektohet po më gradualisht që në një farë forme është si neutralizues midis lëvizjeve të shpejta të çmimit. Sipas saj, nëse nuk do të ishte kjo masë, çmimi i naftës do të mund të ishte edhe më i lartë, për shkak të rritjes së kërkesës gjatë sezonit të verës. Ministrja në detyrë ka bërë të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e ndryshimit të mënyrës së përcaktimit të çmimeve të derivateve.