Ai shtoi se punimet kanë përfunduar dhe se komuna i kishte kryer ato edhe më herët, bazuar në marrëveshjen me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi më 29 korrik se Këshilli për Zbatim dhe Monitorim nuk ishte informuar për rifillimin e punimeve në afërsi të Manastirit të Deçanit. Kjo zyrë vlerësoi se këto aktivitete janë qartazi pjesë e “një politike më të gjerë të presionit sistematik ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve të saj” dhe se për këtë arsye po zhvillohen pa asnjë pëlqim apo dijeni të Dioqezës Rashkë-Prizren dhe Manastirit të Deçanit. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia në vitin 2023 u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, në të cilin përmendet formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Në të thuhet se #Kosova duhet të sigurojë një nivel shtesë të mbrojtjes për objektet dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.