Ai e cilësoi këtë si “falsifikim historik” dhe “përpjekje për të përvetësuar atë që është ndërtuar nga mbretërit dhe perandorët serbë dhe ruajtur nga murgjit serbë ndër shekuj”. Në reagimin e saj, Eparkia thekson se udhëtimet fetare të pelegrinëve nuk mund të barazohen me turizmin komercial. Dioqeza ka bërë thirrje që çdo zbatim i mundshëm i dispozitave të Ligjit për Turizmin të bëhet duke respektuar plotësisht lirinë e besimit dhe të drejtën e pelegrinëve për qasje të papenguar në objektet fetare. Në fund, ajo rikujtoi se këto të drejta janë të garantuara me legjislacionin e Kosovës dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Vendimi synon të vendosë standarde më të larta në sektorin e turizmit, duke siguruar që vizitorët të udhëhiqen nga profesionistë të certifikuar dhe të licencuar nga institucionet përgjegjëse.