“Pas arrestimit të personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në këtë krim dhe fillimit të gërmimeve, duket se më në fund po afrohemi drejt zbardhjes së së vërtetës. Megjithatë, presim që të respektohen të gjitha procedurat institucionale dhe të mjekësisë ligjore, duke u bërë identifikimi zyrtar i mbetjeve mortore me profesionalizëm dhe dinjitet”, shkruan Ademi. “Ne jemi këmbëngulës që të gjithë autorët e këtij krimi, të gjithë ata që urdhëruan, morën pjesë, fshehën këtë masakër apo mbrojtën përgjegjësit, të përballen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar. Vetëm atëherë mund të themi se është hedhur një hap i plotë drejt drejtësisë, sepse pa drejtësi nuk ka paqe të vërtetë”, shkruan ai. Ai ishte një njeri që shpëtonte jetë, një mjek i përkushtuar dhe një baba i dashur.