Vendimi prek pasuritë e shtetasve Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe Lenkos Nebiu, si dhe të disa personave të tretë me inicialet S.C., L.V. Sipas vendimit të Gjykatës, në favor të shtetit kalojnë një numër i konsiderueshëm pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat dyshohet se janë krijuar ose përfituar nga aktiviteti kriminal. Mes pasurive të sekuestruara janë disa apartamente në pronësi të Deljana Nebiut, të blera në vitin 2015 në qytetin e Vlorës, me vlera që variojnë nga 15 mijë deri në 30 mijë euro. Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestrimin e një tjetër prone me truall dhe banesë në emër të bashkëshortëve Sokol Çamer dhe S.Sh.Ç, si dhe një prone të ngjashme në emër të Julian Veliut dhe L.K.V. Mes pasurive për të cilat është hequr masa janë dy apartamente në Vlorë, një automjet "Mercedes-Benz" në pronësi të shtetases A.N., një automjet "Ford Mustang" në pronësi të Sokol Çamerit, si dhe një apartament tjetër i blerë në vitin 2022.