Salihaj ka folur edhe për mundësinë e shkarkimit të Lumir Abdixhikut, pezullimin e bisedimeve për formimin e Qeverisë dhe ndikimin që kjo situatë mund të ketë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Vetëm me gjysmën e deputetëve të LDK-së nuk mund të zgjidhet presidenti. Adem Salihaj: Kuvendi mund të konstituohet dhe qeveria mund të formohet, por efekti është zero. “Bota sot”: Sa mund të ndikojë kriza e brendshme në LDK në procesin e formimit të institucioneve të reja? Adem Salihaj: LDK-ja, për fat të keq, do të vazhdojë të dobësohet, ndërsa kriza institucionale do të thellohet.