Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nicole Grajewski, eksperte për marrëdhëniet Rusi-Iran në Universitetin Sciences Po në Paris dhe në Institutin Carnegie, shpjegon se si konfliktet në Ukrainë dhe në Gjirin Persik po ndërthuren gjithnjë e më shumë, si dhe deri në ç’masë Rusia është e gatshme të shkojë për ta mbështetur Iranin. Radio Evropa e Lirë: Si po ndikon partneriteti gjithnjë e më i ngushtë mes Rusisë dhe Iranit në luftën në Ukrainë dhe në konfliktin e ri në Lindjen e Mesme? Gjithashtu, Irani ka një organizim ushtarak shumë më të zhvilluar dhe të institucionalizuar, të shtrirë në të gjithë vendin. Gjatë valës së fundit të protestave, Irani shkoi shumë më larg se në të kaluarën. Por, në të njëjtën kohë, kanë gjetur mënyra të reja për të bashkëpunuar.