None
EN
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët
['Besnike Salihu', 'Nol Elshani', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Elfije Boletini', 'Agnesa Saraçi', 'Eliza Hajzeri', 'Kemajl Berisha', 'Bardh Maxhuni']
Telegrafi
Një zjarr ka përfshirë sot pjesërisht fabrikën “Daija Metal” në Gjakovë, më 29 korrik 2026.Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar me shpejtësi, duke arritur të lokalizojë dhe shuajë zjarrin në kohë. Sipas zjarrfikësve, reagimi i ekipeve ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha materiale.“Në këtë intervenim, falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë.Sipas njoftimit, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe do të përcaktohen nga organet kompetente pas hetimeve përkatëse./Telegrafi/