None
EN
Hungaria mbështet Ballkanin Perëndimor, bllokon Kievin: Nuk do të lejojmë që Ukraina të ketë përparësi ndaj vendeve që presin prej vitesh
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Eliza Hajzeri', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Pas ndryshimit të pushtetit në Hungari dhe ardhjes në krye të qeverisë të reformistit Peter Magyar, në Bruksel dhe Kiev kishte optimizëm se do të hiqej bllokada që kishte vendosur Orban ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës.
Ky veprim tregon se qeveria e re nuk ka ndryshuar plotësisht qasjen e saj ndaj integrimit të Ukrainës.
Zëdhënësi i qeverisë hungareze deklaroi se Budapesti kundërshton çdo përpjekje për një "rrugë të përshpejtuar" të Ukrainës drejt BE-së.
Edhe kryeministri Peter Magyar ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin ndaj përshpejtimit të procesit të integrimit të Ukrainës.
Deri më tani ai nuk ka zhvilluar ende takimin e paralajmëruar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.