None
SQ
Komuna e Tetovës: Uji në qytet është i pijshëm
['Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Edu Care', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Besnike Salihu', 'Kemajl Berisha', 'Elfije Boletini']
Telegrafi
Komuna e Tetovës njofton qytetarët se bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme."Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se, bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme"."Sa i përket linjës së ujit që furnizon zonën e Kodrës së Diellit, uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije, pasi nuk i nënshtrohet procesit të klorifikimit dhe, për rrjedhojë, nuk është i përshtatshëm për konsum", thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/