None
SQ
Prizreni nderon Komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies heroike
['Muhamet Hajrullahu', 'Elfije Boletini', 'Bardh Maxhuni', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Agnesa Saraçi', 'Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Enver Robelli']
Telegrafi
Komuna e Prizrenit ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të Komandant Tahir Sinanit, duke organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare.Sipas njoftimit të Komunës, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, në emër të institucionit komunal homazhe bëri shefi i Kabinetit të Kryetarit, Nehat Elshani, i cili si bashkëluftëtar i Komandant Tahir Sinanit nderoi kujtimin e komandantit me të cilin kishte luftuar.Në homazhe morën pjesë edhe bashkëluftëtarë të Komandant Tahir Sinanit dhe anëtarë të familjes së tij.Më pas, homazhe u bënë edhe pranë shtatores së Komandant Tahir Sinanit në Parkun e Qytetit, ku morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, zyrtarë institucionalë, familjarë të komandantit, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë.Komuna e Prizrenit theksoi se trashëgimia e Komandant Tahir Sinanit dhe e të gjithë dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për brezat, ndërsa ruajtja e lirisë, forcimi i shtetit dhe nderimi i sakrificës së tyre mbeten përgjegjësi e përhershme. /Telegrafi/