None
SQ
Do të punësohen 300 specializantë të rinj në Maqedoni
['Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Besnike Salihu', 'Kemajl Berisha', 'Bardh Maxhuni']
Telegrafi
Qeveria miratoi vendimin për punësimin e 300 specializantëve privatë në institucionet shëndetësore publike deri në fund të vitit 2026.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim synon të mbajë mjekët e rinj në vend, të plotësojë mungesën e kuadrit specialistik dhe të forcojë kapacitetet e klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore.Gjithashtu, pritet të sigurojë shpërndarje më të balancuar të personelit mjekësor dhe të shkurtojë kohën e pritjes për pacientët.Ministri i Shëndetësisë Klekovski vlerësoi se ky është një investim në të ardhmen e sistemit shëndetësor dhe në zhvillimin profesional të mjekëve të rinj, duke theksuar se qëllimi është që ata të ndërtojnë karrierën e tyre në vend. Punësimet do të realizohen sipas nevojave të institucioneve publike shëndetësore, në ato vende ku mungesa e kuadrit specialistik është më e theksuar.