None
SQ
Zbulohet shkaku i vdekjes së nënës së Ben Affleck
['Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Banka Ekonomike', 'Plan', 'Pro Real Estate', 'Butrint Avdyli', 'Eliza Hajzeri']
Telegrafi
Janë bërë publike detaje të reja rreth vdekjes së Chris Anne Affleck, nënës së aktorëve Ben dhe Casey Affleck. Sipas certifikatës së vdekjes, ajo ndërroi jetë më 2 qershor në shtëpinë e Ben Affleck në Los Angeles, si pasojë e një arresti kardiopulmonar.Dokumentet tregojnë se Chris Anne vuante prej muajsh nga kanceri në pankreas, sëmundje që kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.
Ben Affleck me nënënAjo ishte 83 vjeçe dhe, sipas familjarëve, u nda nga jeta derisa ishte në gjumë.Ish-mësuesja ishte diagnostikuar me kancer në dhjetor dhe mjekët i kishin dhënë rreth gjashtë muaj jetë. Pak ditë para vdekjes, arriti të realizonte një nga dëshirat e saj të fundit, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të saj, Atticus.Chris Anne Affleck ishte nënë e Ben dhe Casey Affleck, gjersa pas vdekjes la pas pesë nipër e mbesa. /Telegrafi/
Ben Affleck me nënën