None
SQ
Komuna e Gjilanit: Afati për paraqitjen e dëmeve nga reshjet dhe breshëri përfundon më 7 gusht
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Agnesa Saraçi', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri, të ndodhura nga 20 korriku e në vazhdim, përfundon më 7 gusht, në ora 16:00.Sipas njoftimit, pas këtij afati nuk do të pranohen kërkesa të reja për vlerësimin e dëmeve.Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë dorëzuar kërkesën e tyre, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar në Zyrën për Shërbime me Qytetarë.
Komuna e Gjilanit fton qytetarët të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri
Autoritetet komunale kanë apeluar që qytetarët të respektojnë afatin, në mënyrë që komisionet përkatëse të mund të procedojnë me vlerësimin e dëmeve sipas procedurave ligjore. /Telegrafi/