None
SQ
Gërvalla viziton lokacionin e gërmimeve në Kalludër: Nuk është koha për spekulime, presim rezultate konkrete
['Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Bardh Maxhuni', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Besnike Salihu', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Ministrja në detyre e Drejtësisë, Donika Gërvalla e vizitoi sot zonën në Kalludër të Zubin Potokut ku po dyshohet për varrezë masive, dhe që aty të jenë mbetjet mortore 23 personave të vrarë e zhdukur gjatë luftës.
Por, ajo bëri thirrje për përmbajtje deri në konstatimet e profesionistëve.
“Nuk është koha për spekulime, fjalë të mëdha dhe zhurmë të madhe, t’i lëmë profesionistët të bëjnë punën e tyre dhe më pas të shohim se kush ndodhet poshte dhe a ka më shumë apo më pak”, shtoi ajo.
Gërvalla këtë e ka quajtur si të tmerrshëm faktin që ende ka trupa të pagjetur gati pas 3 dekadash nga mbarimi I luftës.
Gërvalla, tha se për çdo ditë po rritet presioni ndaj Serbisë që t’I hap arkivat dhe t’I dorëzojë të gjithë të pagjeturit.