None
ID
Shelgu lotues
[]
Kultura - Bota Sot
Sytë i hodhi përmbi zabel dhe vështroi diku thellë në të, sikur të donte të zbulonte ndonjë të fshehtë.
Ai shelg lotues ishte bërë strehë e degëve të tij, plot gjallëri, sikur kishte marrë përsipër të fshihte e të ruante dashurinë e tyre.
Ajo hije shelgu, për të, ishte si një mriz zanash.
Por shelgu që kishte tani përpara iu duk i plakur dhe i shkretë, i lënë në vetminë e mospërfilljes së askujt.
I mori mall për puthjen e saj të ngrohtë e të prushtë, si dikur, në hijen e atij shelgu lotues.