Megjithatë, autoritetet në Serbi dhe në entitetin Republika Sërpska të Bosnje dhe Hercegovinës vazhduan ta thellojnë bashkëpunimin me Rusinë, edhe pas nisjes së luftës. Në të thuhet se, në mars të vitit 2014, banorët e Gadishullit të Krimesë “mbajtën një referendum, në të cilin vendosën të shkëputeshin nga Ukraina dhe t'i bashkoheshin Rusisë”. Instituti tha se nuk është përgjegjës për miratimin e donacioneve me libra dhe se nuk mban evidencë për botimet që shkollat marrin si dhuratë. Sipas tij, kjo është pjesë e përpjekjeve të Moskës për të ruajtur dhe zgjeruar të ashtuquajturën ‘fuqi të butë’ në rajonet ku ende ka partnerë dhe hapësirë për ndikim. Në rezolutën e Parlamentit Evropian thuhet se Rusia e shfrytëzon fondacionin, së bashku me institucione dhe media të tjera, për të sfiduar vlerat demokratike, për të nxitur përçarje në Evropë, për të forcuar mbështetjen e brendshme për politikat e Kremlinit dhe për të përhapur dezinformata.