Adoleshenti që kreu një sulm masiv me armë në një shkollë të mesme në Gjeorgi në vitin 2024, duke vrarë katër persona, u dënua më 28 korrik me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Gray ishte 14 vjeç në kohën e sulmit. Sipas USA Today, prokurori Brad Smith kërkoi dënimin maksimal, duke thënë se Gray “gjuajti me armë ndaj njerëzve krejtësisht të panjohur vetëm që të bëhej i famshëm”, ndërsa avokati i tij kërkoi mëshirë, duke thënë se ai i ka pranuar veprimet e tij dhe se ishte shtyrë nga dëshira për t’u pranuar. Gjykatësi Nicholas Primm e cilësoi veprimin e Gray si “të keqe të qëllimshme dhe të menduar”, duke iu referuar edhe një shënimi të tij ku shkruante: “Dua të bëj histori. Dua që njerëzit ta kujtojnë dhimbjen që shkaktova”.