None
EN
Drejtori i Sportit në Klinë motivon Dukagjinin: Shpirti luftarak do të na çojë drejt triumfit ndaj Luganos
[]
Bota Sot
Dukagjini do të zbresë sot në fushë për ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Lugano në stadiumin “Kampi Nacional Hajvali”, me fillim nga ora 16:30.
Skuadra nga Klina hyn në këtë sfidë pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër.
Para këtij dueli, drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Klinës, Lorenc Marku, në një prononcim për KosovaPress, u shpreh optimist se skuadra klinase mund ta përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër, duke theksuar se faktori vendas dhe shpirti luftarak i ekipit mund të bëjnë diferencën.
Ai theksoi se përveç rëndësisë sportive, çdo sukses në garat evropiane sjell edhe përfitime financiare për klubin, duke ndihmuar zhvillimin e futbollit në Klinë.
Marku: Çdo fitore në Evropë sjellë edhe benefite financiare“Tani meqenëse kemi kaluar në arenën ndërkombëtare, çdo lojë, çdo aktivitet i fituar i sportit tonë është plus edhe në aspektin financiar në përkrahje të sportistëve dhe të futbollit që rrjedh prej një qytetit të vogël siç është Klina, por mbetet të shihet.