Alba Pollozhani nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bëhet sërish pjesë e një reality shou. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, ajo foli për një pjesëmarrje të mundshme në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar formatin si një eksperiencë që e tërheq shumë. Sipas saj, pjesëmarrja në një format të tillë i ka bërë të kuptojë se sfidat psikologjike dhe dinamika e një reality shou i përshtaten karakterit të saj. Megjithatë, Alba sqaroi se aktualisht angazhimet e saj nuk i lejojnë të marrë pjesë në një edicion të ri të formatit në Shqipëri. Ajo u shpreh me bindje se kësaj radhe do të hynte në shtëpi me më shumë përvojë dhe një strategji shumë më të fortë loje.