None
SQ
Gecaj: Ky ishte njeriu më i afërt me PDK-në në kabinetin e Isa Mustafës
[]
Bota Sot
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Sokol Havollit, duke pretenduar se ai ishte “njeriu më i afërt me PDK-në” në kabinetin e ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Për të mbështetur pretendimin e tij, Gecaj solli edhe një deklaratë të Uran Ismailit, i cili kishte thënë se Havolli ishte ndër njerëzit më të afërt me PDK-në.
Gecaj paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikojë edhe fakte të tjera për, siç tha ai, afërsinë e Havollit me këtë parti.
Përgjigjja e tij në Debat Plus ishte se unë nuk hyja në kategorinë e satelitëve, por në atë të “GPS-ave.” Një përgjigje prej adoleshenti politik.
Për afërsinë e Sokolit me PDK-në, dhe shumë tjera, ky GPS mund të japë edhe koordinata tjera konkrete në ditët në vijim.