Një gjykatës në Nevada vendosi të martën se një kasetë e një interviste policore të vitit 2008 të Duane "Keffe D" Davis në lidhje me vrasjen e reperit Tupac Skahur mund të përdoret në një gjyq të ardhshëm. Gjyqtarja Carli Kierny e vendosi intervistën të pranueshme si provë në gjyqin kundër Davis, 63-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Shakur në vitin 1996. Prokurorët argumentuan se nuk kishte bazë ligjore për të përjashtuar pamjet filmike nga gjyqi, i cili pritet të zgjasë rreth katër javë. Rasti i vrasjes së Tupac Shakur u konsiderua për vite me radhë si një nga vrasjet më të famshme të pazgjidhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hetimi mori vrull përsëri pasi Davis filloi të fliste publikisht për rastin, përfshirë edhe në një libër që ai shkroi si bashkautor, në të cilin ai tha se ishte në Cadillac dhe se kishte siguruar armën e përdorur në të shtëna.