None
SQ
Tre persona ndalohen pas aksidentit tragjik në vendpunishte në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Elfije Boletini', 'Driton Gajraku', 'Besnike Salihu', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në një vend pune në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda trupore.
Në kuadër të veprimeve hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë dhe ekspert i inxhinierisë mekanike.
Gjithashtu, janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësia e forenzikës.
Si pasojë e aksidentit, një person me inicialet E.Sh.
Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tre personave.