None
SQ
Egnatia eliminohet me dhimbje nga Liga e Kampionëve, fati i kthen shpinën nga penalltitë
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Shkumbin Pireva', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Egnatia e ka mbyllur me zemër të thyer aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në mënyrën më dramatike të mundshme – pas gjuajtjeve të penalltive.
Gjithçka u vendos nga pika e bardhë, aty ku gabimet e Bitrit dhe Ndrecës rezultuan fatale për skuadrën rrogozhinase.
Pavarësisht eliminimit, Egnatia lë pas një paraqitje me shumë karakter, duke treguar shpirt gare dhe duke e mbajtur gjallë ëndrrën për të vazhduar më tej në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Egnatia do të përballet me Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa në rast eliminimi do të ketë të siguruar një vend në play-off të Ligës së Konferencës.
Rrugëtimi evropian nuk përfundon këtu për Egnatian, e cila pavarësisht zhgënjimit të madh largohet nga Liga e Kampionëve me kokën lart./Telegrafi/