Sipas gazetës spanjolle Marca, duke iu referuar raportimeve të portalit sportiv brazilian Bitbol, Neymar po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij. E ardhmja te Santos mbetet e paqartëPërveç largimit nga kombëtarja, pikëpyetje të mëdha ekzistojnë edhe për të ardhmen e tij në nivel klubi. Sipas raportimeve, braziliani po analizon tre skenarë:- të qëndrojë te Santos deri në përfundim të kontratës;- të ndërpresë kontratën dhe të transferohet në një kampionat me më pak presion;- t'i japë fund përfundimisht karrierës si futbollist. Lëndimet dhe kritikat kanë lënë gjurmëVitet e fundit Neymar është përballur me dëmtime të shumta që e kanë penguar të rikthehet në formën e tij më të mirë. Drejtuesit e Santos nuk kanë ndërmarrë ende asnjë hap, duke pritur që Neymar të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.