None
SO
Pamje tronditëse nga burgu në Iran, të burgosurit qepin buzët në grevë urie kundër valës së ekzekutimeve
[]
Balkanweb.com – News24
Një video e publikuar nga burgu Ghezel Hesar në Iran ka sjellë pamje tronditëse, ku disa të burgosur shihen duke i qepur buzët njëri-tjetrit në shenjë proteste ndaj valës së ekzekutimeve në vend.
Sipas raportimit të The Guardian, greva e urisë ka hyrë në ditën e saj të 16-të.
Organizata thekson se shumë prej të dënuarve janë trafikantë të vegjël, të cilët janë përfshirë në këtë aktivitet për shkak të varfërisë.
Sipas të dhënave të organizatës, Irani ka ekzekutuar të paktën 26 persona të lidhur me protestat e muajit janar.
Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se edhe tetë të rinj të tjerë ndodhen në rrezik të menjëhershëm ekzekutimi.