None
IT
Yjet si Elvana Gjata zgjedhin talentin më viral, Rilind Alimanin për duetin e verës
[]
Mediale Vip - Bota Sot
Tashmë ka kohë që për zërin dhe talentin e tij nuk flet vetëm vendlindja e tij, Tetova, por e gjithë bota shqiptare.
E kemi fjalën për djalin më viral të momentit në muzikë, Rilind Alimanin.
Ai tashmë nuk ka të ndalur dhe është mjaft i angazhuar e i kërkuar kudo.
Ylli i njohur i muzikës shqiptare, Elvana Gjata, ka zgjedhur talentin Rilind Alimani për duetin që pritet të jetë ndër më të nxehtët e kësaj vere dhe do të publikohet, siç na ka informuar vetë këngëtari në rrjetet sociale, më 30 korrik.
Të gjithë janë në pritje të këtij super dueti dhe të super suksesit të radhës të artistit më viral të këtij viti, Rilind Alimanit.