None
EN
Vinicius Jr e informon Real Madridin për të ardhmen pas interesimit të Arsenalit
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Vjola Cuci', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Vinicius Junior pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror, pavarësisht spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij.
Sipas Sky Sports, “Los Blancos” nuk kanë asnjë plan për ta shitur sulmuesin brazilian dhe janë optimistë se do të arrijnë marrëveshje për një kontratë të re afatgjatë.
Klubi madrilen dhe përfaqësuesit e lojtarit pritet të zhvillojnë bisedime të reja gjatë kësaj jave, me synimin për të avancuar negociatat dhe për të gjetur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Interesim për Viniciusin ka shfaqur edhe Arsenali, i cili ka monitoruar situatën e tij pasi kontrata aktuale e brazilianit po i afrohet vitit të fundit.
Megjithatë, interesimi i klubit anglez nuk ka ndryshuar qëndrimin e Real Madridit, i cili e konsideron Viniciusin një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.