None
EN
Deputetët e opozitës do të jenë në seancën e 6 gushtit, por jo të gjithë mbështesin Haxhiun
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Muhamet Hajrullahu', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Edonis Bytyqi', 'Agnesa Saraçi']
Telegrafi
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu për Radio Dukagjini konfirmoi se në seancën e 6 gushtit do të jenë në sallën e Kuvendit, por theksoi se vendimin se a do ta voton Haxhiun për kryetare të Kuvendit do ta diskutojnë në parti.“
Po do të jemi në seancë, do të takohemi si parti do t’i diskutojmë detajet, nuk kemi qëndrim aktualisht”, deklaroi ajo.
Edhe të zgjedhur e popullit nga LDK do të marrin pjesë në seancën konstituive të 6 gushtit, e vendimin për Haxhiun e lidhin me zhvillimet pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie i cili do të mbahet më 30 korrik.
Prezent në seancën konstituive do të jenë edhe deputetët e Aleancës thotë Time Kadrijaj, por ajo shprehet se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiu për pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca ka paralajmëruar se Albulena Haxhiu do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës.