Edhe pse njihet si një nga adhurueset më të mëdha të pilatesit, duket se këtë verë Hailey Bieber e ka ndryshuar mënyrën e stërvitjes. Me shumë gjasa, bëhet fjalë për një pjesë të programit të saj të stërvitjes së forcës. Me pak fjalë, ata mundësojnë që ushtrimet të bëhen më të vështira në një mënyrë të thjeshtë, duke i shtuar trupit ngarkesë shtesë, transmeton Telegrafi. Kur bëhet fjalë për shiritat që mban Hailey, duket se janë shirita individualë për kufizimin e qarkullimit të gjakut, të njohur edhe si shirita okluzivë. Ky lloj stërvitjeje mund të ndihmojë në nxitjen më të shpejtë të hipertrofisë, pra të rritjes së muskujve, si dhe t’i bëjë ata të duken përkohësisht më të plotë.