None
EN
IML: Mbetjet mortore në Kalludër të Zubin Potokut janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Disa mbetje mortore të gjetura në fshatin Kalludër i Vogël të komunës së Zubin Potokut janë konfirmuar paraprakisht si me origjinë njerëzore dhe me interes mjeko-ligjor.
Sipas vlerësimeve preliminare mund të konfirmojmë se mbetjet janë me origjinë njerëzore dhe se janë me interes mjeko-ligjor.
Kemi vendosur që tash të fokusohemi në përgatitje sa më të mirë për qasje në terren, në mënyrë që ta realizojmë gërmimin sa më profesionalisht.
Sipas burimeve të KosovaPressit, dyshohet se në këtë lokacion mund të jenë mbetjet mortore të grupit të njohur si “intelektualët nga Mitrovica”, të cilët rezultojnë të zhdukur më 19 prill 1999.
Megjithatë, identifikimi i tyre dhe konfirmimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të procedurave të zhvarrimit dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.