None
SQ
Ndërtimet pa leje në zonën e UNESCO-s do të rrënohen, Qyra: Mos ndërtoni në bregun e Liqenit të Ohrit
[]
Maqedonia - Bota Sot
Ndërtimet pa leje që shtrihen në zonën e mbrojtur të UNECO-s rreth Liqenit të Ohrit do të rrënohen, thotë kryetari i Strugës Mendi Qyra.
“Iu bëj thirrje publike të gjithë qytetarëve të Strugës, të cilët kanë ide në bregun e Liqenit të ndërtojnë i kisha lutur të mos ndërtojnë sepse të gjitha do të rrënohen, ato që janë pa leje.
Mandej pritet të sillet edhe një ligj për plazhet, të cilat do të kufizohen dhe varet si do të jetë forma më e përshtatshme për ato ndërtime pa leje.
“Ndërtimet pa leje te ne kanë shkaktuar turbulenca gjithmonë jo vetëm ekonomike por edhe politike, vazhdoj të jem kundër ndërtimeve pa leje, bilës jam edhe kundër ligjeve që janë për legalizimin e këtyre ndërtimeve sepse i stimulon ndërtimet pa leje.
Jemi në bisedime me Ministrinë e Transportit dhe me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje për ndërtimet pa leje që janë rreth liqenit, për të cilat jemi në vëzhgim të UNESCO-s”, deklaroi Qyra.