Gjykata vlerësoi se përmes këtij komenti ai ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, ka cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe ka rrezikuar rendin dhe qetësinë publike. Për këto veprime, ai u shpall fajtor për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka vendosur se nëse gjoba nuk paguhet, ajo do të zëvendësohet me burgim, ku një ditë burg do të llogaritet me 20 euro gjobë. Po ashtu, Krasniqi është obliguar të paguajë 100 euro shpenzime të procedurës penale dhe 100 euro në Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, gjithashtu brenda afatit prej 15 ditësh. Në aktgjykim thuhet se i dëmtuari, Fatjon Duraku, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar ta ndjekë atë në kontest civil.