Radhët e gjatë e të gjeshura të punonjësve të policisë, tregonin se numri i tyre ishte disa herë më i madh se ai i protestuesve. Këta të fundit u ndanë në dy grupe, ku disa qëndruan pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe të tjerë pranë Ministrisë së Brendshme. “Megjithatë, … ata kishin ardhur sot me një urdhër të qartë, përsëri për të ushtruar dhunë. Edhe disa të tjerë u dëmtuan me peper spray,” tha Lika duke e konsideruar dhunën të pajustifikuar. Forcat e shumta të policisë, dhuna ndaj protestuesve dhe shoqërimi i tyre, ka lënë të njëjtën përshtypje dhe për aktivisten Fatma Paja.