None
IT
Pas verifikimit të nënshkrimeve, LDK shpall datën e Kuvendit të Jashtëzakonshëm
[]
Aktuale - Bota Sot
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi është përmbushur kriteri statutar i nënshkrimeve të së paku një të tretës së delegatëve.
Sipas njoftimit, Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar nënshkrimet dhe ka konstatuar se janë plotësuar kushtet statutare për mbajtjen e Kuvendit.
Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.
Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Në zbatim të detyrimeve statutare dhe pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, Kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00.