None
SL
Jusufi e Devaja, dy talentë të Dritës
[]
Volejboll - Bota Sot
Drita e Gjilanit ka talentë që pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen për ta.
Talentët e Dritës Lir Jusufi dhe Mal Devaja janë ftuar në kombëtaren e Kosovës U-17.
“Me krenari njoftojmë se dy lojtarë të KV Drita Meshkujt janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren U17 të Kosovës në volejboll.
Ky është një vlerësim i punës, përkushtimit dhe talentit të tyre, si dhe një dëshmi e punës së vazhdueshme që bëhet në klubin tonë për zhvillimin e volejbollistëve të rinj.
I urojmë Lirit dhe Malit shumë suksese me fanellën e Kosovës dhe besojmë se do ta përfaqësojnë vendin dhe klubin tonë me krenari”, thuhet nga KV Drita.