Turqia është shpallur kampione e BVA U17 Kampionatit Ballkanik në volejboll për femra, pas një turneu të jashtëzakonshëm të zhvilluar në Ferizaj, ku dominoi me paraqitje bindëse dhe volejboll të nivelit të lartë. Gjatë pesë ditëve të garave, Turqia dëshmoi cilësi të lartë në çdo ndeshje. Ky kampionat ishte një tjetër dëshmi e suksesit organizativ të Federatës së Volejbollit të Kosovës, e cila organizoi në mënyrë profesionale një ngjarje ndërkombëtare me standarde të larta. Besimi që Asociacioni Ballkanik i Volejbollit (BVA) ka ndërtuar ndër vite ndaj Federatës së Volejbollit të Kosovës u konfirmua edhe një herë, përmes organizimit shembullor, mikpritjes së ngrohtë dhe kushteve të shkëlqyera të ofruara për të gjitha delegacionet pjesëmarrëse. Përfundimi me sukses i këtij kampionati përforcon pozitën e Kosovës si një organizatore e besueshme e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare të volejbollit dhe dëshmon kapacitetin e Federatës së Volejbollit të Kosovës për të pritur kompeticione të nivelit më të lartë”, ka shkruar FVK.