None
SL
Brazili rrëzon kampionet, finalja e Ligës së Kombeve ndaj Turqisë
[]
Volejboll - Bota Sot
Kombëtarja e Brazilit në volejboll për femra ka eliminuar kampionen në fuqi, Italinë, dhe është kualifikuar në finalen e turneut përfundimtar të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në Makao të Kinës.
Brazilianet triumfuan pas një gjysmëfinaleje dramatike me rezultat 3:2 në sete (25:27, 25:21, 26:24, 21:25, 15:12), duke i dhënë fund dominimit të kampioneve olimpike dhe botërore.
Më e dalluara te Brazili ishte Ana Kristina me 23 pikë, ndërsa te Italia nga 16 pikë realizuan Nervini dhe Egonu.
Në finale, Brazili do të përballet me Turqinë, e cila në gjysmëfinalen tjetër e mposhti bindshëm Kinën me 3:0 në sete (25:21, 25:15, 25:20).
Ndeshja për vendin e tretë do të luhet mes Italisë dhe Kinës.