- Unë kam të njëjtin gjak me të, ajo është nëna jonë, nëna e babit; ajo duhet të jetojë derisa të vijë babi. Po të ishte babi këtu, do të kishte dhënë ai gjak; tani jemi ne këtu. Po të ishe ti i sëmurë, Nënëmadhja do të kishte dhënë gjak që ti të shpëtoje. Atje, në dhomën ngjitur, e vjehrra priste pikërisht atë gjak, që të mund të jetonte, që të mund ta mundte vdekjen. "Ndoshta ka munguar gjaku," mendoi me vete, por nuk kishte më kohë - duhej të ngjitej në podium dhe të fliste në emër të shtetit të tij…