A mundet që të më thotë dikush se këto protesta dhe kauzat e saj nuk janë të drejta dhe të vërteta? Shqiptarë mbështesni këto protesta patriotike rinore e qytetare , sepse këto protesta po bëjnë Epokë. Pensionistë, mbështesni protestat e bijve dhe të bijave tuaja dhe mos rrini e prisni që ata t’u mbajnë me dërgesën e dy- treqind eurove për të blerë bukë e ilace.Shqiptarë mbështesni protestat e kësaj Lëvizjeje për Triumfin e Kombit, në mënyrë që ato të realizojnë kauzat e tyre që janë në të mirën gjithkombëtare shqiptare. 3- Janë protesta të Lëvizjes për Triumfin e Kombit sepse janë protesta gjithkombëtare që kërkojnë mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pazaret e poshtra të politikanëve shqiptarë, që ato të mos shiten por as mos t’u falen askujt për interesat e politikës, të politikanëve,pushtetyarëve e oligarkëve të huaj e as atyre vendor. 3-Janë protesta të Lëvizjes për Triumfin Kombëtar sepse protestuesit kërkojnë Shqipërinë etnike dhe mbrojtjev e lirive dhe të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në shtetet fqinje të cilat i mbajnë akoma padrejtësisht.