None
SL
Paunoviq mohon se ka marrë pagë pas mbylljes së një institucioni në Kosovë
[]
Lajme - Bota Sot
Ajo tha se bëhet fjalë për “një të pavërtetë që dikush po e përhap për të më linçuar”.
“A mendoni vërtet se ka dikush në shtetin e Serbisë aq të fuqishëm sa të mund ta mbyllë një institucion me nënshkrimin e tij dhe të vazhdojë të marrë pagë nga buxheti i Serbisë, pa e vënë re këtë i gjithë sistemi?
Kjo është në të njëjtin nivel me 'lajmin' se Koreja e Veriut e ka fituar Kampionatin Botëror të Futbollit”, tha Paunoviq.
Se Institucioni Farmaceutik i Pejës, me seli në Gorazhdec, nuk ekziston më, për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi edhe gazetari i Radios Gorazhdec, Damjan Portiq.
Radio Evropa e Lirë i ka dërguar pyetje kabinetit të ministres Paunoviq tri ditë para publikimit të artikullit dhe ka kontaktuar edhe përfaqësuesen e saj për media.