None
SQ
Rama kërkon llogari nga Jeta Xharra për “Lule Gjelin”: Pres sqarim deri të hënën, do të rishqyrtohet bashkëpunimi
[]
Prishtina - Bota Sot
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar sqarim nga Jeta Xharra, drejtuese e mediumit Kallxo.com, pasi në të njëjtin u publikuan shkrime nga profili famëkeq “Lule Gjeli”.
A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të Lule Gjelit në publikimin e "opinioneve" pro qeveritare?
Ai ka thënë se pret sqarim publik deri të hënën në lidhje me këtë çështje, dhe se do të rishqyrtohet forma e bashkëpunimit dhe mbështetjes për BIRN Kosova.
Nëse të njëjtat nuk përmbushen, ai ka thënë se do të kërkojë ndërperjen e këtij bashkëpunimi.
“Unë pres reagim dhe sqarim publik më se largu deri të hënën.