Manchester City ka nisur të planifikojë përforcimet për sezonin e ri, ndërsa emri i Pedro Netos të Chelseat është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të klubit anglez. Sipas raportimit të “Daily Mail”, drejtuesit e Cityt po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit portugez, i cili do të ribashkohej me trajnerin Enzo Maresca, pas bashkëpunimit të tyre te Chelsea. Manchester City synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv pas ndryshimeve të mëdha në skuadër. Në mesfushë, klubi po përgatitet edhe për mundësinë e largimit të Rodrit, i cili vazhdon të lidhet me një transferim te Real Madridi. Manchester City pritet të jetë një nga klubet më aktive në javët e mbetura të afatit kalimtar, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese për të gjitha garat në sezonin e ardhshëm.