Ai deklaroi se, përveç përballjes me dhunë policore, protestuesit po përballen edhe me penalizime ndaj automjeteve të tyre, por theksoi se kjo nuk do t’i ndalojë ata të vijojnë protestën. “Na vënë gjoba qytetarëve që marrin pjesë në protestë. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e reagimit të qeverisë ndaj qytetarëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, i përbuz njerëzit. “Ka shtet, ka rrogë, por ka edhe dinjitet. Nuk mund t’i gjuash njerëzit, nuk mund t’i arrestosh njerëzit ashtu”, deklaroi ai.